Garancia
Çdo pajisje elektrike e blerë te Amvisa vjen me garanci 6-mujore, që nis nga data e dorëzimit të porosisë.
Çfarë mbulon garancia
- Defektet e prodhimit.
- Mosfunksionimin normal të produktit gjatë përdorimit të zakonshëm shtëpiak.
Çfarë nuk mbulon
- Dëmtimet nga përdorimi i gabuar ose jo sipas udhëzimeve.
- Goditjet, rëniet dhe dëmtimet fizike.
- Dëmtimet nga lagështia ose kontakti me ujin, kur produkti nuk është projektuar për këtë.
- Ndërhyrjet, riparimet ose modifikimet e paautorizuara.
- Konsumimin normal të pjesëve gjatë përdorimit.
Si të kërkoni garancinë
Na shkruani në info@amvisa.co ose në WhatsApp në +355 69 809 0098, me numrin e porosisë dhe një përshkrim të problemit. Kur është e mundur, bashkëngjitni një foto ose video të defektit — na ndihmon ta zgjidhim më shpejt.
Pas verifikimit, produkti zëvendësohet ose riparohet. Nëse asnjëra nuk është e mundur, bëhet rimbursim sipas politikës së kthimeve.